E tmerrshme, me një shpejtësi prej 115 kilometra përplaset me rrethojën

Skijim

E tmerrshme, me një shpejtësi prej 115 kilometra përplaset me rrethojën

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 19:24
E tmerrshme, me një shpejtësi prej 115 kilometra përplaset me rrethojën

Skiatorja austriake në disiplinën e lëshimit, ish-kampione e botës në supersllallomin e madh (2017), Nicole Schmidhofer (31 vjeçe), përjetoi një moment të tmerrshëm në garën e sotme në Val d'Isere.

Në garën e Kupës së Botës, Schmidhofer kishte kohë të mirë të kalimit dhe shkoi shpejt, pastaj nuk arriti të kapte kthesën e kërkuar dhe me një shpejtësi prej 115 kilometra në orë u përplas në një rrethojë dhe fluturoi në pyll.

Ajo u vendos në një barelë në fillim dhe dukej mjaft keq, por për fat të mirë ajo përfundoi vetëm me dëmtime të lehta të fytyrës.

Skiatorja ishte me fat sepse mënyra se si u përplas ka mundur të jetë me fatalitet, më së miri shikoni në video.  

Gara u ndërpre për një kohë dhe pasi rifilloi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat