Anulohen garat! Lara Gut Behrami fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’

Skijim

Anulohen garat! Lara Gut Behrami fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:07
Lara Gut Behrami fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’

Moti keq në Qendrën e Skive në Lenzerheide të Zvicrës, anuloi dy gara në disiplinën e supersllallomit të madh të femrat dhe të meshkujt. 

“Finalet e supersllalllomit të madh për femra dhe meshkuj të Kupës së Botës të skijimit Alpin, të planifikuar për të enjten në Lenzerheide të Zvicrës, janë anuluar për shkak të motit të keq”, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS).

Megjithatë skiatorja zvicerane Lara Gut Behrami është kampione në disiplinën e supersllallomit të madh, duke e fituar “‘Globin e vogël të Kristaltë’ sikurse edhe austriaku Vincent Kreichmayr.

Është sukses i madh për Lara Gut, e cila është bashkëshortja e futbollistit shqiptar Valon Behrami.

Gara që u anuluan iu shkojnë më shumë përshtati francezit Alexis Pinturault dhe sllovakes Petra Vlhova, të cilët janë në krye të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës dhe shumë afër fitimit të “Globit të madh të Kristaltë”, ku kanë mbetur vetëm edhe dy gara deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat