Bryce Bennett fiton në lëshim, Striedinger befason

Skijim

Bryce Bennett fiton në lëshim, Striedinger befason

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:36
Bryce Bennett fiton në lëshim

Në Qendrën e Skive në Val Gardena të Italisë nuk munguan befasitë.

Skiatori amerikan Bryce Bennett ka fituar në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, ndërsa befasi është se vendi i dytë shkoi për Otmar Striedinger nga Austria dhe i treti për Niels Hintermann nga Zvicra. 

Bennett fiton garën me kohë të kaluar për  2:02,42 minuta, duke lënë pas për 14 qindtat Striedinger e 32 qindtat Hintermann. 

Image

Otmar Striedinger

Bryce Bennett është i lumtur për fitoren e tij të parë në Kupën e Botës.

Dominik Paris nga Italia për 8 qindtat mbetet jashtë podiumit.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt prin me 453 pikë, pasojnë Mayer (405), KIlde (329) etj. ndërsa në lëshim Mayer kryeson me 195 pikë, duke lënë pas Feuz (165) e Kilde (129).

Renditja 

1. Bryce Bennett (SHBA)     2:02,42 
2. Otmar Striedinger (Austria)    + 0,14 
3. Niels Hintermann (Zvicra)    +0,32 
4. Dominik Paris (Italia)    + 0,40 
5. Beat Feuz (Zvicra)     +0,47 
6. Johan Clarey (Franca)        +0,48 
7. Mattia Casse (Italia)    +0,61 
8. Simon Jocher (Gjermania)    +0,74 
9. Josef. Ferstl (Gjermania)    +0,75 
10. Max Franz (Austria)    +0,79

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat