Koreja e Veriut do të dërgojë një delegacion në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, që zhvillohen në Korenë e Jugut në shkurt, thonë zyrtarët nga Seuli.
Ky vendim erdhi pasi 2 vendet u ulën sot në negociata të një niveli të lartë, pas më shumë se 2 vitesh ndërprerje të komunikimit mes 2 Koreve.
Delegacioni do të përfshijë atletë, zyrtarë dhe një grup drejtuesish, ndërsa vendimi u përshëndet edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që theksoi se ky është një shembull ideal për të ilustruar ndikimin pozitiv të sportit.