Worley +7 qindtat nga Rebensburgu

Skijim

Worley +7 qindtat nga Rebensburgu

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2018 Në ora: 22:57
Tessa Worley

Francezja Tessa Worley shkëlqen në disiplinën e sllallomit të madh, që u zhvillua në Qendrën e Skive në Lenzerheide të Austrisë. Worley doli e para me kohë 02:10.81 minuta apo për shtatë të qindtat e sekondës ka qenë më e shpejt se Viktoria Rebensburg nga Gjermania. Meta Hrovat nga Sllovenia arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë apo me katër qindtat e kohës më të mirë se Simone Wild  nga Zvicra. Në renditjen e përgjithshme Shiffrin udhëheq me 1513 pikë, pasojnë Rebensburg (714), Holdener (702) etj, kurse në sllallomin e madh Rebensburg prinë me 502 pikë, e përcjell nga Worley me470 pikë.
 

Rezultatet 

1. Tessa Worley (Franca)    02:10.81
2. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    0.07
3. Meta Hrovat (Sllovenia)    1.45
4. Simone ëild (Zvicra)    1.49
5. Ana Drev (Sllovenia)    1.59
6.  Ragnhild Moëinckel (Norvegjia)    1.84
7. Mikaela Shiffrin (SHBA)    1.97
8. Petra Vlhova (Sllovakia) 2.09
9. Federica Brignone (Italia)    2.13
9. Bernadette Schild (Austria)        2.13

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat