Schmidhofer më e shpejt për 15 qindtat se zvicerania

Skijim

Schmidhofer më e shpejt për 15 qindtat se zvicerania

Nga: K. G. Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:17
Nicole Schmidhofer

Skiatorja austriake Nicole Schmidhofer ka qenë më e shpejt në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që po mbahet në Lake Louiseu. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48.13 minutë. Kjo është fitorja e parë e saj në Kupën e Botës dhe në moshën 30 vjeçare që i mbush me 15 mars të vitit të ardhshëm.

Pa dyshim se ka qenë një shteg i vështirë, për faktin se gjatësia është prej 3059 metrash.

Ajo ka qenë për 15 qindtat e sekondës më e shpejt se zvicerania Michelle Gisin dhe për 50 qindtat se pozita e tretë, Kira Weidle (Gjermania).

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin prinë me 339 pikë, e ndjekur nga Petra Vlhova (196), Federica Brignone (186).

Rezultatet

1. Nicole Schmidhofer (Austria) 1:48.13

2. Michelle Gisin (Zvicra) +0.15

3. Kira Weidle (Gjermania) +0.50

4. Stephanie Venier (Austria) +0.57

5. Tina Weirather (Lihteshtejni) +0.59

6. Ilka Štuhec (Sllovenia) +0.94

7. Christine Scheyer (Austria) +0.96

8. Joana Haehlen (Zvicra) +1.05

9. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.23

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat