Tronditëse se si rrëzohet skiatori, bartet me helikopter

Skijim

Tronditëse se si rrëzohet skiatori, bartet me helikopter

Nga: K. Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:03
Tronditëse se si rrëzohet skiatori, bartet me helikopter

Skiatori zviceran, Marc Gisin, ka pasur një ditë tmerrësisht të keqe.  Ai është lënduar rëndë gjatë garës në disiplinën e lëshimit në Qendrën e Skive në Val Gardena të Italisë.

Aktualisht, 30-vjeçari është në kujdesin mjekësor. Ai rrëzohet dhe trondit të gjithë të pranishmit, duke pësuar lëndim të rëndë.

Image

Ai raportohet se ka mbetur pa vetëdije. Gara është ndërprerë menjëherë, kurse Gissin me helikopter është dërguar për në spital. Vetëm pas rreth gjysmë ore gara ka vazhduar. Raportohet se ka edhe thyerje në një pjesë të trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat