Kilde fiton në lëshim, Gisin lëndohet rëndë

Skijim

Kilde fiton në lëshim, Gisin lëndohet rëndë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:35
Aleksander Aamodt Kilde

Skiatori zviceran Marc Gisin është lënduar rëndë  në Qendrën e Skive në Val Gardena të Italisë. Ai është rrëzuar dhe së paku 50 metra ka shkuar pa kontroll, ndërsa me helikopter është transportuar për në spital, duke shqetësuar të gjithë të pranishmit dhe për gjysmë ore ishte ndërprerë edhe gara!  

Image

Gisin

Fitues i garës në lëshim është norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:56,13 ose me kohë më të mirë për 86 qindtat se austriaku Max Franz.  Zvicerani Beat Feuz renditet në vend të tretë dhe me kohë më ngadalshme për 4 qindtat se Franz. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Franz është lider i ri me 340 pikë, shtatë më shumë se norvegjezi Svindal, pasojnë Caviezel 283, Hirscher 280, Feuz 253 etj. ndërkaq në disiplinën e lëshimi Franz dhe Feuz prijnë me nga 200 pikë, pasojnë Svindal 128, 4. Kilde 126, Caviezel 119 etj.

Rezultatet

1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:56,13

2. Max Franz (Austria)  +0,86

3. Beat Feuz (Zvicra)    +0,92

4. Bryce Bennett (SHBA)    +0,98

5. Steven Nyman (SHBA)   +1,01

6. Travis Ganong (SHBA)   +1,05

7. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)    +1,08

8. Mauro Caviezel (Zvicra)  +1,12

9. Adrien Theaux (Franca)  +1,17

10. Hannes Reichelt (Austria)   +1,31

10. Benjamin Thomsen (Kanada)    +1,31

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat