Gashi: Viti 2018 më i mirë i pasluftës për sportin

Sporti

Gashi: Viti 2018 më i mirë i pasluftës për sportin

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 18:51
Asamblea Vjetore të Punës për vitin 2018.

Në rend të ditës së kësaj asambleje vjetore të punës pikat kryesore ishin shqyrtimi dhe miratimi i planit financiar për vitin 2019 si dhe zgjedhja e nënpresidentit të katërt të KOK-ut, pozitë të cilën e mbante ish kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ndjeri Fadil Vokrri.

Për pozitën e nënkryetarit të katërt të KOK-ut ishte kandiduar presidenti i tanishëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi.

Komisioni i pavarur zgjedhor u vendos që të jetë edhe komisioni verifikues në këtë asamble.

Gjithashtu në këtë asamble prezent ishin 68 delegatë të cilët formuan forumin për të vazhduar më tutje me punën sipas rendit të ditës.

I pari që foli ishte kryetari i Komiteti Olimpik të Kosovës.

Besim Hasani: Vazhdojmë edhe më tutje me punë të palodhshme

"Për kartë vite nga njohja nga Komiteti Olimpik i Ndërkombëtar me çrast pasuan njohjet nga 25 Federata Ndërkombëtare, Lëvizja Olimpike e Kosovës po dëshmohet se nuk është vetëm konsumuese e vlerave dhe mbështetjes nga Lëvizja Olimpike e Ndërkombëtare por gradualisht dhe sigurt, Kosova po bëhet eksportuese e vlerave të mirëfillta sportive e Olimpike. Në harmoni me agjendën e KON të cilën KOK e ka mbështetur hapur, BE, stafi dhe Komisionet përkatëse gjatë tërë vitit 2018 ishin të angazhuar dhe të mobilizuar që në bashkëpunim me hisedarët e Lëvizjes Olimpike të përforcojnë kredibilitetin e Organizatave sportive të Kosovës duke respektuar parimet e qeverisjes së mirë! Ia vlen me ketë rast të përmendim SIGA Samitin e parë regjional të organizuar në Prishtinë, ku përveç ndërkombëtarëve, shumica nga ju e keni ndjekur", pohoi Hasani.

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi pohoi se vitit që po lëmë pas ka qenë njëri ndër vitet më të mira të pasluftës për sportin.

Gashi: KOK-u ka bërë punë jashtëzakonisht të madhe këtë vit

“Është jashtëzakonisht e veçantë për mua kjo mbrëmje për faktin se e dëgjuam edhe presidentin por edhe kemi një raport goxha të madh të punës të aktivitetit që ka zhvilluar KOK-u dhe kjo na inkurajon neve si ministri, si mekanizëm shtetëror i cili përkujdeset për financimin e sporteve në Republikën e Kosovës dhe besoj që ky vit, viti 2018 ka qenë njëri ndër vitet më të mira pas luftës sa i përket rezultateve në shumë lloje të sportit. Është fat i mirë që Kosova është kampione e medaljeve gjatë këtij viti, por poashtu kemi edhe rezultate jashtëzakonisht të mira edhe në sport kolektiv" tha ministri Gashi.

Tanimë mbeten edhe dy rendet kryesore të ditës, miratimi dhe planifikimi i raportit financiar si dhe zgjedhja e nënkryetarit të katërt të Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat