Njihuni me sportistët e Kosovës, kampionët e Evropës, njëri në vitin 2003 e tjetri 2005!

Sporti

Njihuni me sportistët e Kosovës, kampionët e Evropës, njëri në vitin 2003 e tjetri 2005!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 11:59
Fehmi Mahalla e Afrim Latifi

Afrim Latifi dhe Fehmi Mahalla, janë sportist të mëdhenj! Sportistët që janë vërtetë kampionë të Evropës në karate. Sukseset e tyre vështirë që mund t’i përsëris dikush, të paktën deri me tash! Afrim Latifi, një trim që se ka shoqin, përfaqësoi Shqipërinë dhe fitoi titullin e kampionit të Evropës në maj të vitit 2003, përkatësisht në Bremen të Gjermanisë. Fehmi Mahalla, ish trajner i kombëtares së Kosovës, është kampion i Evropës në Tenerife, pra në fanellën e Zvicrës. Djaloshi sypatrembur mbrojti ngjyrat e Zvicrës dhe ka qenë shembull për të gjithë, sikurse edhe Latifi. Dy djem nga Kosova, dy kampionë të Evropës, pra kampionë zyrtarë, jo kampionë si disa që marrin pjesë nëpër turne të lagjeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat