Suarez feston eliminimin e Real Madridit

Sporti

Suarez feston eliminimin e Real Madridit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:41
Luis Suarez

Ajaxi e siguroi një vend në çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, përmes fitores me rezultat 4:1 kundër Real Madridit, në stadiumin Santiago Bernabeu. Kjo bëri që Luis Suarezi ta pranojë se ka qenë gjithmonë tifoz i Ajaxit.

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës kishte qenë pjesë e skuadrës së Ajaxit, pasi u largua nga Gringen. Aty, Suarezi e bëri paraqitjen e tij të parë në Evropë dhe dashuria për klubin nga Amsterdami i ka vazhduar deri më tani.

“Urime, kam qenë gjithmonë tifoz i Ajaxit”, shkroi Suarez në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat