Federata e Futbollit të Kinës ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me trajnerin italian.
Marcello Lippi ka ndryshuar mendje. Trajneri italian është zgjedhur përsëri në stolin e kombëtares kineze vetëm jatër muaj pasi dha dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Azisë.
Lajmin e ka zyrtarizuar Federata Kineze e Futbollit, me Lippin që do të qëndrojë në stolin e Kinës deri në fund të eliminatoreve për Kampionatin Botëror Katar 2022 me objektivin për t’i kualifikuar “Dragonjtë” në këtë ngjarjen më të madhe në futboll.
Kujtojmë se Kina nuk ka arritur të kualifikohet në asnjë prej Botërorëve që nga viti 2002 dhe këtë synon ta bëjë me një ekspert si Lippi, i cili më 2006 është shpallur kampion i Botës me Italinë.