Djali i Arkanit i përgjigjet çuditshëm të fortit të Kosovës

Sporti

Djali i Arkanit i përgjigjet çuditshëm të fortit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2019 Në ora: 12:05
Muli, ilustrim

Bujar Muli, qe dy ditë ka qenë kureshtar ta dijë përgjigjen cila do të jetë nga boksieri Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Zhelko, i njohur si Arkan.

I forti apo Herkulesi i Kosovës, Bujar Muli, që merret me sporte ekstreme, ngritjen e peshave të rënda, ndal veturat me dy duart e tija pavarësisht se sa i jep gaz, mori një përgjigje çuditshme nga Velko. Bujari në gjuhën gjermane i kishte kërkuar që të rrihet në ring me të por edhe e kishte sharë nga mllefi që ka bërë krime babai i Velkos. Ndërkaq, Velko ia kthyer në gjuhën serbe e me cirilik: “Ne razumem”.

Me pas e ka fshi Mulin nga facebooku. “Unë u gëzova shumë kur e pash një mesazh që ma kish dërguar ai (djali i kriminelit), mendova se e ka pranuar ftesën, po doli e kundërta, ai nuk pat guxim dhe më bllokoj në Facebook”, shkruan Muli. Duhet theksuar, se në fund të gushtit pritet të përballen Petrit Mazrekaj nga Kosova dhe Velko Razhnjatoviq nga Serbia, në një meç boksi profesionist.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat