Mitrovicasi Muhamet Ramadani pjesë e Klubit të Atletikës “Mitrovica” është kampion ballkanik në hedhjen e gjyles për grupmoshat U-18.
Këtë titull ai e fitoi sot në një garë rivalizuese duke arritur rezultatin 19 metra e 31 cm dhe duke lënë prapa shumë shtete ballkanike.
Padyshim në rezultatet e mira të atletit të ri mitrovicas, kontribut të madh ka dhënë prindi I Muhameti, Shaban Ramadani që vazhdimisht e ka inkurajuar edhe mbështetur në secilin hap, por edhe trajneri I KA “Mitrovica” Xhavit Tahiri.
Titulli kampion ballkanik deomos është rezultat I mirë jo vetëm Muhamet Ramadanin dhe klubin mitrovicas por edhe për Atletikën e Kosovës, në të njëjtën kohë është edhe sinjal se nga ky djalosh edhe në të ardhmen mund të presim përfaqësim dinjitoz dhe nderim të qytetit edhe vendit në garat e “mbretëreshës së sporteve”
Trajneri Xhavit Tahiri ka theksuar se “Kjo është ditë historike për klubin atletik Mitrovica dhe për Federatën e Atletikës së Kosovës . Në kampionatin ballkanik për grup-moshat U-18 atleti mitrovicas Muhamet Ramdani arriti që të bëjë historinë duke u bërë kampion Ballkani në hedhjen e gjyles ( 5KG )”.
Sipas tij në këtë garë Muhameti arriti që flamurin e Kosovës ta ngrit mbi atë të Rumanisë dhe Turqisë që ishin në vendin e dytë dhe të tretë , por “Meti” arriti të lë pas edhe shtete të tjera si Serbia , Greqia , Ukraina ,Kroacia etj .
Pra Muhameti na bëri krenar të gjithëve me këtë paraqitje ku tregoi edhe një herë se me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë . Në emër të kryesisë së klubit , stafit të trajnerëve dhe atletëve të klubit i urojmë medaljen e artë Muhametit si dhe trajnerit personal të tij Shaban Ramadani i cili është më meritori për këtë sukses .