Drejtuesit e KOK-ut pritën shqiptarin e Zvicrës që do ta përfaqësojë Kosovën

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut pritën shqiptarin e Zvicrës që do ta përfaqësojë Kosovën

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:47
Drejtuesit e KOK-ut pritën shqiptarin e Zvicrës që do ta përfaqësojë Kosovën

Sami Morina ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në sportin e triatlonit.
Morina, që deri më tani ka marrë pjesë në gara të ndryshme në shtetin zviceran, tani e tutje do të përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare.

Federata e Triatlonit të Kosovës është formuar muaj më parë.

Morina, i cili ndodhet në Kosovë, sot vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës, ku u prit nga presidenti Besim Hasani dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni.

Presidenti Hasani përgëzoi Morinën për vendimin e marrë, duke i uruar suksese në garat ndërkombëtare.
Vetë Morina u shpreh optimist që do të garojë për të fituar normën Olimpike Tokio 2020, për çka presidenti Hasani shprehu gatishmërinë për hulumtimin e mundësive për ta ndihmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat