“Plisat” vijojnë mbledhjen e ndihmave, apel për më shumë ushqime

Sporti

“Plisat” vijojnë mbledhjen e ndihmave, apel për më shumë ushqime

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:18
Ndihma nga “Plisat”

Në sheshin "Zahir Pajaziti" po vazhdon mbledhja e ndihmave për banorët e Shqipërisë, të cilët kanë pësuar nga tërmeti qe ndodhi dje.

Kushtrim Ramadani, përfaqësues i "Plisave", tha se ky aksion po vazhdon edhe sot, derisa ai ka treguar se mëngjesin e sotëm kanë marrë me vete 30 persona, të cilët janë strehuar në Hotel Ora në Tophane. Ai ka pasur edhe një lutje.

"Lusim të gjithë ata që duanë të ndihmojnë, të sjellin më shumë gjëra ushqimore se sa veshmbathje. Gjatë ditës do të shkojmë tri-katër herë në Shqipëri t'i dërgojmë këto ndihma. Për sot nuk kemi ende ndonjë çmim se sa mjete financiare janë mbledhur mbrëmë kanë qenë 4 mijë euro", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat