Orari i garave të skitarëve tanë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”

Sporti

Orari i garave të skitarëve tanë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”

Më: 9 janar 2020 Në ora: 10:48
Ilustrim

Sot do të hapet edicioni i tretë i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”.

Ceremonia hapëse zhvillohet në Palestrën Vaudoise Arena të Llozanës, që ka kapacitet prej 9600 ulësesh. Ceremonia fillon në ora 19:30.

Ekipi Olimpik i Kosovës do të defilojë për herë të parë në Lojëra të tilla, gjashtë vjet pas anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Vendin tonë e përfaqësojnë skitarët Drin Kokaj e Era Shala, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin: sllallom dhe sllallom të madh.

Skitarët tanë garat i nisin të dielën (12 janar), kur do të zhvillohet disiplina e sllallomit për femra, me fillim prej orës 10:00.

Një ditë më vonë, zhvillohet sllallomi i meshkujve, ndërsa të martën (14 janar), sllallomi i madh në të dyja konkurrencat. Garat nisin në 9:30.

Garat e skijimit alpin zhvillohen në Qendrën Skitare "Les Diablerets" të Llozanës.

Garuesit tanë do të vijojnë përgatitjet edhe këto ditë, nën drejtimin e trajnerëve: Feim Kollçaku dhe Bujar Turjaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat