Media serb llomotit: Kjo gazetare bukuroshe, një numër i madh shqiptarësh ndjekin...

Sporti

Media serb llomotit: Kjo gazetare bukuroshe, një numër i madh shqiptarësh ndjekin...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:38
Eva Murati

Media serbe “Kurir” ka llomotitur për gazetaren sportive, shqiptare Eva Murati.

“Gazetarja seksi gati për Champions League.

Shqiptarja Eva Murati, pjesëmarrëse në konkursin Miss Universi, është sot gazetare dhe një nga arsyet pse një numër i madh shqiptarësh ndjekin Champions League në futboll”, shkruan ky medium.

Image

Në fakt, ky medium ka publikuar edhe shumë foto të bukura të gazetares, që sipas tyre, shqiptarë po e shikojnë futbollin për  shkak të saj!

Image

Por media serbe po e harron, se shqiptarët gjithmonë e kanë dashur dhe janë të lindur për këtë sport.

“Eva gjithashtu ka qenë e angazhuar në aktrim dhe ka "punuar" në disa seriale dhe filma, dhe as teatri nuk është i panjohur për të. Sidoqoftë, ajo filloi karrierën e saj si top modele.

Image

Është gjithashtu interesante që Eva është një luftëtare për të drejtat e grave në Shqipëri, dhe se ajo flet anglisht, italisht, spanjisht dhe pak frëngjisht”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat