KPP Drita - kampion i Kosovës 

Sporti

KPP Drita - kampion i Kosovës 

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:25
KPP Drita - kampion i Kosovës 

Sot, KPP Drita nga Gjilani (femrat) zhvilluan javën e 16-të (të fundit) ekipore me një bilanc përfundimtar me 15 fitore dhe 1 humbje, te cilën humbje e pësuan sot nga KPP “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj, me rezultat 3:1, i cili ekip po ashtu përfundoi garat ekipore me 15 fitore dhe 1 humbje. 

Pasi në sezonin pranveror KPP Drita ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj KPP “Ahmet Hoxha”, kampioni u përcaktua vetëm pas llogaritjes së diferencës në sete të ndeshjeve individuale (18:15 ne favor të KPP Drita) dhe në saje te diferencës prej +3 seteve te ndeshjeve individuale në favor te KPP Drita ata edhe u shpallen kampion.

Drita nga Kryetari i FPPK, z. Beqiri pranuan medaljet dhe Kupën e Kampionit!, njofton Federata e Pingpongut të Kosovës.

Anëtaret kampion të KPP DRITA nga Gjilani:
Linda Zeqiri
Alma Mehmeti

Bleona Mehmeti
Hanife Zeqiri
Jeton Azizi (trajner).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat