Taekwondo, kanu dhe pentatloni modern përfshihen në Lojërat Evropiane 2023

Sporti

Taekwondo, kanu dhe pentatloni modern përfshihen në Lojërat Evropiane 2023

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
Taekwondo, kanu dhe pentatloni modern përfshihen në Lojërat Evropiane 2023

Taekwondo, kanu dhe pentatloni modern përfshihen në Lojërat Evropiane 2023!

Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) ka njoftuar sot se sportet e taekwondosë, kanusë dhe pentatloni modern, janë të parat të përfshira në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, të cilat mbahen në Krakovia dhe Malopolska të Polonisë, në vitin 2023.

Taekwondo ishte pjesë edhe e Lojërave Evropiane Baku 2015, por jo edhe në Minsk 2019.

Ekipi Olimpik i Kosovës numëron katër medalje në edicionet e kaluara të Lojërave Evropiane, të gjitha të fituara nga sporti i xhudos, shkruan në faqen e KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat