Asamble me dyer të mbyllura

Sporti

Asamble me dyer të mbyllura

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:19
Asamble me dyer të mbyllura

Komiteti Olimpik Kombëtar  Shqiptar, ditën e sotme ka zhvilluar një asamble me dyer të mbyllura, në fshehtësi.

Në një hotel në Tiranë, KOKSH është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me kreun e ri që do të drejtojë këtë institucion, diçka në kundërshtim me të gjitha aktet normative në kohë pandemie, pasi qeveria nuk i lejon grumbullimet.

Përsa i përket rendit të ditës, ishin 4 pika:

1. Vendim mbi shkarkimin e Presidentit aktual të KOKSH, Viron Bezhani.

2. Miratimin e ndryshimeve statutore sipas draft-Statutit të hartuar nga Komiteti Teknik

3. Zgjedhja e Anëtarëve të Komisionit të Verifikimeve dhe Etikës

4. Paracaktimi i datës së Zgjedhjeve të organeve drejtuese të KOKSH

Kjo mbledhje vjen në një moment kur institucioni ka mbetur pa president dhe së fundmi është përmendur emri i Fidel Yllit për t’u emëruar në krye të tij.  Megjithatë mbledhja e sotme nuk pritet të vendosë presidentin e KOKSH-it, pasi më herët duhet mbledhur Asambleja Statutore dhe më pas ajo Zgjedhore.

Asambletë ishin planifikuar për t’u zhvilluar muajin e kaluar, por ishin vendimet e qeverisë për të mos lejuar organizime të tilla, që detyruan të shtyhet për një periudhë më të qetë, kur situate të ketë ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat