Driton Latifi - sportist i trefishtë në Gjeneratën e Republikës

Sporti

Driton Latifi - sportist i trefishtë në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 15:05
Driton Latifi - sportist i trefishtë në Gjeneratën e Republikës

Sportist i sakrificave në Gjeneratën e Republikës. Është Driton Latifi, i cili në vitet e 90-ta ka qenë sportist i trefishtë: karateist, hendbollist dhe teniser. 

Karateist i klubit Minatori nga Prishtina, me trajner Ali Latifi, që të parët e iniciuan pavarësimin e sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe i Serbisë!    

Latifi ka qenë garues i KK Minatori (fitues i Kupës), me hendboll me KH Prishtina dhe tenis në top 5 – lojtarët më të mirë.

Latifi veproi në periudhat më të vështira dhe asnjëherë nuk e ndërpreu veprimtarinë sportive, përkundër kërcënimeve të njëpasnjëshme nga regjimi serb. 

Ai merret me gazetari profesionale prej vitin 1995 në revistën ‘Sport Plus’ të Gani Ajeti.

Si gazetar ka qenë shembull për të gjithë, duke kontribuar për sportin në përgjithësi dhe ka qenë zëri i sportistëve shqiptarë në kohërat e territ informativ.   

Latifi ka një karrierë interesante dhe të bujshme, nga sportisti i trefishtë përfundon në gazetarinë sportive, është prej gazetarëve të paktë në vendin tonë, që ka përcjellur ngjarjet më të mëdha të pasluftës në glob. 

Redaktor sportit me i ri i gazetës ditore me 21 vjet.

Pas lufte përcjellës i Kampionatit Evropian të futbollit - Euro 2004 në Portugali; euro 2008 Zvicër – Austri; Olimpiada e Londrës 2012, Kampionati Evropian – France 2016, përcjellës i kombëtares shqiptare prej 1998; pjesëmarrës në 5 Konferenca botërore të gazetarisë së sportit.

Po ashtu ka qenë edhe si ligjërues për gjendjen dhe padrejtësitë që i bëheshin sportit të Kosovë. Në media si redaktor ka punuar në “Koha Ditore”, “Lajmi” dhe “Zëri”, një periudhë të shkurtër ka bashkëpunuar edhe me gazetën “Bota sot”. Sot është analist i futbollit dhe kontribues në fushën e sportit kudo që e kërkon nevoja. Është krenar që kontriboi në vitet më të vështira (1991-1999) kundër okupatorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat