Tërmkolli: Synimi ynë kryesor - të pranohemi me të drejta të plota në Federatën Botërore 

Sporti

Tërmkolli: Synimi ynë kryesor - të pranohemi me të drejta të plota në Federatën Botërore 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:56
Tërmkolli: Synimi ynë kryesor - të pranohemi me të drejta te plota në Federatën Botërore 

Viti 2020, vit i stresit dhe i kokëçarjeve të mëdha për të gjitha federatat sportive dhe për sportistët, duke u ballafaquar me armikun e padukshëm Covid 19.

Megjithatë as fillimviti 2021 nuk është i qetë në asnjë rrethanë, kudo rrezik nga Covid 19, padyshim që edhe kërkohet që të jetë syçelë secili sportist.

Triathloni është prej sporteve më atraktive në vendin tonë dhe ditë e më shumë po futet në zemrat e të rinjve dhe të rejave. Kryetari i Federatës së Triathlonit të Kosovës, Vedat Tërmkolli, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, tregon për peripecitë që u ballafaquan dhe për synimet që ka në këtë vit.   

Image

“Bota sot”: Viti 2020, a ishte një vit më shumë stres si në çdo sport tjetër, sa ishte vështirë të organizohen garat? 
Vedat Tërmkolli:
Edhe pse ishte një vit i vështirë duke marr parasysh pandeminë Federata e Triathlonit e Kosovës ka arritur të mbajë seminarin për trajner dhe seminarin për Anti-Doping.
Më datë 05.07.2020 Federata e Triathlonit e Kosovës organizoj Kampionatin e Kosovës për junior-e, pionier-e në Duathlon. 

Po ashtu gjatë muajit korrik Federata ka organizuar kampin përgatitor për sportistë në Velipojë prej datës 23-30.07.2020.

Federata e Triathlonit e Kosovës ka  mbajtur  Kuvendin i Punës për vitin 2019, kuvendi u mbajt me datë 04.10.2020

Federata e Triathlonit të Kosovës ka mbajtur edhe Kampionatin e Kosovës në Duathlon për senior-e më  datë 25.10.2020.
Federata e Triathlonit të Kosovës është pranuar me te drejta të plota në Komitetin Olimpik të Kosovës në asamblenë e mbajtur më datë  26.12.2020.

“Bota sot”: Si e sheh vitin 2021 në triathlon, a do të ketë rritje të nivelit më shumë se vitet paraprake?
Vedat Tërmkolli:
 Besojmë se viti 2021 do jetë një vit të cilin e kemi parapa ti mbajmë rreth 10 gara vendore. Federata e Triathlonit të gjitha ngjarjeve ju kushton rëndësi të posaçme dhe mundohemi t’i kemi në nivelin më të mirë.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me masivizimin, çfarë i duhet më shumë këtij sporti? 

Vedat Tërmkolli: Federata e Triathlonit e Kosovës për vitin 2020 kishte gjithsej 153 garues, e mendoj ketë numër te sportistëve ta rritim në 2021.

Ky sport është teje i vështirë dhe i shtrenjtë për arsye se secili Triathlet-e duhet të ketë veshje speciale, biçikletë garuese etj.

“Bota sot”: Çfarë synoni me këtë sport në vitin 2021? 
Vedat Tërmkolli:
 Synimi ynë kryesor është që gjatë këtij viti të pranohemi me të drejta të plota ne Federatën Botërore të Triathlonit dhe Federaten Europiane te Triathlonit.

“Bota sot”: A kemi garues që mund të jenë të denjë për sfidat ndërkombëtare? 
Vedat Tërmkolli:
Po kemi garues të përgatitur mirë dhe qe mund të na prezantojnë denjësisht në garat ndërkombëtare si Albion Ymeri, Emin Grajçevci, Rejhan Krasniqi, Aguron Hoda, Lirie Peci, Dorentina Ibrahimi etj.

“Bota sot”:  A keni telashe me infrastrukturë?
Vedat Tërmkolli
: Federata e Triathlonit e Kosovës të gjitha garat i organizon në ambiente të hapura si Orllan, dhe pistën e Drag Race te cilat po na mundëson Ismet Rexhepi, kryetari i Federatës se Autosporteve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat