Nishevci përgatitet në Dubai: Shpresoj të me ndihmoj edhe Zoti

Sporti

Nishevci përgatitet në Dubai: Shpresoj të me ndihmoj edhe Zoti

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 18:39
Nishevci përgatitet në Dubai: Shpresoj të me ndihmoj edhe Zoti

Karateisti Herolind Nishevci po përgatitet maksimalisht në kampin e Dubait.  

Reprezentuesi i Kosovës, në kamp është me karateistin Elhami Shabani dhe karateisten Fortesa Orana. 

Pikësynimi i tyre është që të përgatiten në çdo pikëpamje dhe të sigurojnë normën olimpike, që për herë të parë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. Nishevci ka përvojë të mirë dhe kjo pret edhe që t‘i ndihmojë për të arritur normën olimpike.

Ai në vitin 2016 ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, kësisoj është prej garuesve më të mirë në vendin tonë, i cili me pak fat mund të kualifikohet në Lojërat Olimpike.         

“Bota sot”: Cila është atmosfera në Dubai, kushtet për stërvitje?
Herolind Nishevci:
Atmosfera është shumë e mirë, kampi është shumë i mirë dhe kushtet janë shumë të mira.

“Bota sot”: Çfarë synoni, a shpresoni se do ta siguroni normën olimpike?
Herolind Nishevci:
Gjithçka është e mundur me punë dhe përkushtim mund të arrish çdo gjë.

“Bota sot”: Ku i sheh përparësitë tuaja dhe cilët janë rivalët më të mëdhenj?
Herolind Nishevci:
Të gjithë jemi rival. Të gjithë kemi të njëjta qëllime por fokusi, përqendrimi, dëshira, vullneti e përvoja do të luajnë rol.

“Bota sot”: Cila është gara më e vështirë për të arritur qëllimin dhe çfarë iu premton dashamirëve të këtij sporti?
Herolind Nishevci:
Gara më e vështirë do të jetë kualifikimi për në Olimpiadë. Unë ju premtoj dashamirëve se do të jap maksimumin tim.

“Bota sot”: A do të përsëritni suksesin e vitit 2016, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror?
Herolind Nishevci
: Kam punuar shumë dhe nuk jam ndaluar. Jam përqendruar shumë që ky vit të jetë vit i suksese. Shpresoj të me ndihmoj edhe Zoti dhe t’ja dal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat