Asambleja e Punës dhe Zgjedhore e KOK-ut mbahet më 25 mars 2021

Sporti

Asambleja e Punës dhe Zgjedhore e KOK-ut mbahet më 25 mars 2021

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:01
Asambleja e Punës dhe Zgjedhore e KOK-ut mbahet më 25 mars 2021

Asambleja e Punës dhe Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës do të mbahet më 25 mars 2021.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, të kryesuar nga presidenti Besim Hasani, derisa data është përcaktuar në përputhje me vendimin e marrë në Asamblenë e Punës, të mbajtur më 26 dhjetor 2020, në të cilën ishte vendosur që Asambleja Zgjedhore të mbahet jo më larg se data 31 mars 2021.

Asambleja e Punës dhe Zgjedhore do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim në ora 15:00.

Më poshtë mund të gjeni vendimet tjera të dala nga mbledhja 58 dhe 59 e BE të KOK-ut, të mbajtura në Hotel Sirius në Prishtinë. 

-        U miratua Raporti Financiar TM4 dhe Raporti Financiar për vitin 2020

-        U miratua Raporti i Auditorit të Pavarur për vitin 2020

-        U miratua Raporti i Punës për vitin 2020

-        U vlerësua lartë organizimi i ceremonisë së Laureatëve 2020, e mbajtur më 22 shkurt në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.

-        U konstatua se përgatitjet për Asamblenë e Punës dhe atë Zgjedhore po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

-        BE shqyrtoi edhe kërkesa tjera, drejtuar këtij organi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat