Kampioni olimpik në vitin 1984, Tërstena del nga spitali

Sporti

Kampioni olimpik në vitin 1984, Tërstena del nga spitali

Nga: K.G. Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:00
Kampioni olimpik në vitin 1984 Tërstena, del nga spitali

Ish mundësi i mirënjohur, Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, del nga spitali. Ai gati 20 ditë u ballafaqua me virusin korona.

“Falënderojmë Zotin e Madhëruar, pas vështirësisë vjen lehtësimi, vëllezër dhe motra. Përshëndetje për të gjithë njerëzit dhe miqtë e mi të dashur, kudo që jeni dhe kudo që jetoni. Të dashur miq, unë u sëmura para 20 dite më parë dhe erdha në spitalin

"8 Shtator" Shkup, për shkak të këtij virusi të mallkuar dhe 10 ditë më parë jeta ime ishte në rrezik  qe do te mund te kthehesha ne shtëpi edhe ne arkivol.

Si  kanë shkuar shumë nga miqtë tanë, vëllezërit, motrat, nënat, të afërmit dhe baballarët u larguan nga kjo bote, Zoti i shpërbleftë me parajse.

Sot dhe çdo here i jam shumë mirënjohës Zotit te plote fuqishëm i cili ktheu jetën time për të jetuar me të gjithë ju, njerëz të mirë në këtë botë të bukur. Ishte një fitore e vogël mbi mallkimin Covid-19, ishte një fitore së bashku me të gjithë me pallto të bardha që janë heronjtë e popullit.

Tani sot, e Premte, pas 20 ditësh luftë për jetën time, jam mirë, po dal nga spitali, jam rrugës për në shtëpi dhe do të më duhet shumë kohë për tu rehabilituar nga kovid- 19 Më duhet kohë për të pushuar shpirtin tim.

Të dashur njerëz dhe miq, edhe një herë me dorën ne  zemrën time dhe në emrin tim, ju falënderoj edhe njiher  shumë .... Bravo njerëz dhe miqt e mi kudo qe jeni. Edhe  atehere me keni  përkrahur si një djalosh, i ri si një sportist shqiptar më keni mbështetur shumë me shpirtin e juaj kur kam more  pjesë në Lojërat Olimpike dhe çdo gare tjetër të madh botëror.

Por edhe unë me shpirtin tim sportiv e bëra më të mirën time, luftova me gjithë zemër dhe ju bëra të lumtur, nje pjese e popullin dhe për shume miqtë  e mi. Kam sjellë gjithçka që mund të sjellë një sportist - shumë medalje, tituj, trofe nga e gjithë bota.

Dhe tani bravo për të gjithë, për herë te dytë që me keni mbështetë shume miqtë e mi, edhe ne këtë kohë më të vështira të jetës time  për 20 ditë kur isha në gjendjen më të vështirë në jetën time, kur unë po luftoja me koranavirusin në një spital për jetë ose vdekje.   

Edhe një herë në emrin tim ju falënderoj përzemërsisht shumë  për lutjet që i keni  bere Zotit te madhe  për shëndetin tim .
Çfarë tjetër mund të them, miq, kujdesuni sa më shumë.

Unë sot lëshova  krevatin tim që isha 20 ditë në shtrat, mos lejoni askënd të shkojë, atje as ju as unë ose të tjerët. 
Rrofshit, Zoti ju ruajt ju dhe familjen tuaj nga kjo sëmundje. Me shume respekt, sportisti dhe mik i juaj”, shkruan Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat