Ky fëmijë sot është kryetar në Kosovë, gati sa kishte plasur sherri për të!

Sporti

Ky fëmijë sot është kryetar në Kosovë, gati sa kishte plasur sherri për të!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:58
Ky fëmijë sot është kryetar në Kosovë, gati sa kishte plasur sherri për të!

Ky fëmijë që shihet në fotografi, sot është goxha i vyeshëm, dikur ish futbollist dhe ish notar. 
Sot është kryetar i Federatës së Notit të Kosovës. Është Astrit Haliti!

Ai me 20 mars të këtij viti u zgjodh kryetar i federatës në një kuvend shumë të nxehtë në Prishtinë apo më rrëmujë, kritika e akuza, deri të përplasja mes kuvendarëve.

Haliti kishte fituar shumë ngushtë, me rezultat 17:15 ndaj kundërkandidatit të tij, Trim Zeqiri.

Image

Astrit Haliti

Një kuvend që ishte ndërprerë, për  të vazhduar me 20 mars. 

Gati sa kishte plasur sherri i madh apo grushtet, sepse kishte mospajtime të thella, pasi që 15 nga 32 kuvendarë gjithsej nuk e doni Halitin. 

Në kutinë e votimeve Haliti doli triumfues dhe mori mandatin për katër vite, ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës. 

Image

Astrit Haliti, një vjeç

Në foto që shihet është si fëmijë njëvjeçar dhe mjaft romantik apo i njohur si simpatiku i Orllanit, ndërsa ëndërr e ka pasur gjithmonë sportin por jo edhe kryetarllëkun, por me kalimin e kohës ai piqet dhe arriti në krye të një institucioni, duke iu falënderuar votës së kuvendarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat