Chris Doran kampion i turneut memorial 'Gazmend Berisha - Kale'

Sporti

Chris Doran kampion i turneut memorial 'Gazmend Berisha - Kale'

Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:50
Chris Doran kampion i turneut memorial 'Gazmend Berisha - Kale'

Lojtari i Klubit të Pingpongut PRiPING anglezi Christopher Doran është shpallur kampion i turneut memorial “Gazmend Berisha – Kalega” mbajtur në qytetin e Pejës.

Turneu i organizuar nga KPP Maestro, në bashkëpunim me Komunën e Pejës ishte turneu më masiv i pingpongut që nga lirimi i masave parandaluese për Covid-19, ku morën pjesë mbi 100 lojtarë të FPPK-së.

Për anglezin Doran, ky turne ishte turneu i parë që mori pjesë në gara individuale në Kosovë dhe u shpallë kampion duke fituar bindshëm të gjitha ndeshjet.

Pas lojës kampioni u shpreh se ka kaluar një kohë e gjatë që kur kam marr pjesë në gara individuale për shkak të ndalimit të aktiviteteve në vitin e fundit dhe se është i lumtur më triumfin.

“Kanë kaluar më shume se 18 muaj që nga turneu im i fundit individual dhe ky turne sot ishte emocionues pasi luajta pas një kohe kaq të gjatë. Kishte ndeshje atraktive dhe ishin mjaft konkuruese ndeshjet në gjysëmfinale dhe finale andaj jam i lumtur që fitova këtë turne” u shpreh ai.

Në fund të garave fituesit u shpërblyen me kupa, medalje dhe mirënjohje. Tek meshkujt nënkampion u shpall Fatih Karabaxhaku, ndërsa vendet e treta rëmbyen Kreshnik Mahmuti dhe Eroll Boshnjaku nga Prizreni. Kurse në kategorinë e femrave Linda Zeqiri zuri vendin e parë, Shega Hashani vendin e dytë kurse vendin e tretë Alma Mehmeti dhe Hanife Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat