Herolind Nishevci kurrë më afër medaljes Evropiane: Jam në formë të mirë 

Sporti

Herolind Nishevci kurrë më afër medaljes Evropiane: Jam në formë të mirë 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2021 Në ora: 17:30
Herolind Nishevci kurrë më afër medaljes Evropiane: Jam në formë të mirë 

Dy garuesit e Kombëtares së Kosovës, Herolind Nishevci (+84 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), do të luftojnë për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.

Nishevci tregoi luftëra cilësore dhe arriti në zonën e medaljes. 

Ai përgatitet për sfidën e madhe të së dielës së 23 majit, me synim që t’i sjell Kosovës medaljen e bronztë.    

“Jam në formë të mirë, pres rezultat pozitiv”, tha Nishevci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Duhet theksuar se në vitin 2016 në Linz të Austrisë, Nishevci e pati fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

A do të arrijë edhe një medalje tjetër të bronztë, kësaj radhe në Evropian, gjithçka do të dihet të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat