Enver Idrizi merr titullin “Legjendë i karatesë”, nga Federata Kroate e Karatesë

Sporti

Enver Idrizi merr titullin “Legjendë i karatesë”, nga Federata Kroate e Karatesë

Nga: B.S Më: 22 maj 2021 Në ora: 10:27
Enver Idrizi

Karateisti nga Kosova, Enver Idrizi, ka marrë titullin legjendë në sportin e karatesë nga Federata Kroate e Karatesë, me rastin e 50 vjetorit të themelimit të karatesë në Kroaci.

Titulli iu nda në prezencë të kryetarit të federatës Botërore Antonio Espinosa dhe para 47 kryetarëve dhe përfaqësuesve të federatës Evropiane EKF.

Kampioni i madh i botës, shqiptari dhe revolucionari në karate, Enver Idrizi, shpërblimin e mori nga kryetari Espinosa.

Prezent në këtë ngjarje ishte edhe Presidenti i KOK-ut z.Ismet Krasniqi, kryetari i FVK-së, z Bahri Gjinovci, këshilltari i KOK- ut, z, Besim Aliti dhe sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, z Nazmi Gashi!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat