Herolind Nishevci fiton medaljen e bronztë në Evropian

Sporti

Herolind Nishevci fiton medaljen e bronztë në Evropian

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:00
Herolind Nishevci fiton medaljen e bronztë në Evropian

Karateisti i Kosovës, Herolind Nishevci ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Nishevci në luftë për të bronztën mposhti karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli.

Ai garoi në kategorinë +84 kilogramë.

Kosova u përfaqësua denjësisht edhe në konkurrencën e femrave.

Vashat e Kosovës shënuan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat