A po tërhiqet Ismet Krasniqi?

Sporti

A po tërhiqet Ismet Krasniqi?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:35
A po tërhiqet Ismet Krasniqi?

Ditëve të fundit ka zhvillime dramatike në Federatën e Karatesë së Kosovës. 

Burimet tona të sigurta sot konfirmuan se Isak Curri është shkarkuar nga pozita e selektorit të Kombëtares së Kosovës. 
Në vend të Currit për Paris ka udhëtuar Ylber Syla. 

Burime tona të sigurta konfirmojnë se do të ketë edhe zhvillime të reja në Federatën e Karatesë së Kosovës. 

Flitet e për flitet se Ismet Krasniqi do të tërhiqet nga pozita e presidentit të Federatës së Karatesë së Kosovës.  

Krasniqi me 25 mars të vitit 2021 është zgjedhur president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke e mposhtur Besim Hasanin dhe Linda Shalën.

“Flitet se Ismet Krasniqi do të tërhiqet nga FKK-ja. Me 19 qershor është thirrur një mbledhje në hotel ‘Sirius’ në Prishtinë, ku FKK-ja do të diskutojë për disa ndryshime në statut por edhe të trajnerëve, do të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha një burim brenda komunitetit të karatesë për gazetën “Bota sot”. 

Se a do të tërhiqet përnjëmend Ismet Krasniqi apo vetëm janë spekulime, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

“Po flitet se po e përgatisin një kandidat të ri për president. Ta shohim”, tha një burim i afërt me FKK-në. Një dihet, Isak Curri është shkarkuar dhe nuk ka udhëtuar për në Paris.  Raportohet se ka edhe tensione e mospajtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat