Qyteti befasi...

Sporti

Qyteti befasi...

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:49
Qyteti befasi...

Do të zyrtarizohet pas një muaji, gjatë kongresit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që do të zhvillohet në Tokio, por mësohet se Lojërat Olimpike të vitit 2032 do të zhvillohen në Brisbane të Australisë. Siç dihet, Olimpiada 2024 do të zhvillohet në Paris (Francë), ndërsa ajo e vitit 2028 në Los Anxhelos (Amerikë).

Kjo do të jetë hera e dytë që Australia organizon një event olimpik, pas Lojërave të vitit 2000, që u zhvilluan në Sidnei.

Një fitore surprizë, e pazakontë për kohët që po kalojmë, pasi Brisbane ishte qyteti i vetëm kandidat në garë. Gjermania, Hungaria, Indonezia e Katari që kishin shfaqur më herët inters u tërhoqën, shkruan telesporti.

Mësohet se Brisbane u paraqit në garë me një projekt konkret, mbështetur edhe nga qeveria australiane e sponsorizuar nga John Coates, zv.presidenti i IOC. “Një projekt i parezistueshëm”, u shpreh presidenti i IOC, Thomas Bach, që ka “vulosur” fitoren e Brisbane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat