​Katër medalje për garuesit e bodybuilingut dhe fitnesit në Ballkanikun e Rumanisë

Sporti

​Katër medalje për garuesit e bodybuilingut dhe fitnesit në Ballkanikun e Rumanisë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja e Kosovës në bodybuilding dhe fitnes ka fituar katër medalje, prej tyre dy të arta dhe të dy të argjendta, në Kampionatin Ballkanik për seniorë dhe U-20, që për dy ditë radhazi u mbajt në Severin të Rumanisë.

Medaljet e arta për seniorë i fituan Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë bodybuilding -80 kg dhe Arton Koci në “Classic” -1.80 cm.

Medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm, shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20, të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”.

Pjesëmarrjen e ekspeditës së Kosovës në Ballkanik e mbështeti edhe Komiteti Olimpik i Kosovës me dhënien në shfrytëzim të veturës për udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat