Maqedonia me 8 sportist në “Tokio 2020″

Sporti

Maqedonia me 8 sportist në “Tokio 2020″

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:58
Arbresha Rexhepi

Maqedonia do të përfaqësohet nga 8 sportist në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa vetëm në disiplinën e notit do të ketë 2 garues.

“Darkoski dhe Brankovski, do të paraqiten të parët në garat e 24 korrikut, ndërsa një ditë më vonë do të debutojë Arbresha Rexhepi.

Më 27 korrik në arenën e garave do të jetë Georgievski, ndërsa një ditë më vonë, më 28 korrik, paraqitet Mia Blazhevska në not.

Më 1 gusht, garon Stojkoski, ndërsa Puliksenija më 5 gusht dhe i fundit është Nurovi, që nis garat më 6 gusht,” informuan nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë.

Ndryshe, Mia Blazhevska është vetëm 15 vjeçe dhe garon në disiplinën e notit, ku do të jetë edhe Filip Derkoski.

 Në atletikë, Jovan Stojoski përfaqëson Maqedoninë, ndërsa në taekvondo, karate dhe xhudo, për Maqedoninë do të garojnë: Georgievski, Puliksenija dhe Rexhepi. Ndërkohë Borjan Brankovski do të garojë në disiplinën e gjuajtjes me pistoletë në distancë 10 metërshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat