Sportisti tregon çmendurinë: Ja si bëmë se*s në katërshe në Lojërat Olimpike!

Sporti

Sportisti tregon çmendurinë: Ja si bëmë se*s në katërshe në Lojërat Olimpike!

Nga: K.G. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 14:10
Sportisti tregon çmendurinë: Ja si bëmë se*s në katërshe në Lojërat Olimpike!

Lojërat Olimpike shpesh janë momenti më i madh i karrierës për atletët kryesorë. Por për shumë atletë që vijnë në Fshatin Olimpik, është një garë më shumë se një udhëtim, shoqërim dhe argëtim.

Rreth 11,500 atletë do të garojnë në Lojërat Olimpike të Tokios dhe është e qartë se shumë prej tyre nuk do të janë as pranë podiumit dhe medaljeve, shkruan media kroate “Vecernj list”. 

“Ne u shoqëruam me atletë ukrainas. Ne dolëm me ta, u dehëm dhe kur u kthyem në fshat i ftuam në dhomën tonë. 

Papritmas gjithçka u nxeh, ne filluam të putheshim, dhe përfundimisht gjithçka përfundoi me seks në katërshe. Njëra nga gratë ukrainase e dinte saktësisht se çfarë po bënte, nuk ishte hera e saj e parë”, tha një olimpist britanik në kushte anonime. 

“Jam i bindur që çdo sportist mund të gjejë një sportiste çdo natë dhe të bëjë seks. Më të guximshmit mund të përfundojnë në shtrat çdo natë me një atlet nga një vend tjetër.”, tha më tej.

Ish portierja e futbollit amerikan Hope Solo foli në mënyrë të ngjashme.

“Shumë atletë bëjnë seks në Lojërat Olimpike. Kur kujtoj vetëm Pekinin ... Ata bënin seks jashtë, në bar, midis ndërtesave... Kudo” , tha ajo.

Këtë vit, Japonezët do të ndajnë 160,000 prezervativë, por situata me koronavirusin fatkeq ka komplikuar gjithçka. Organizatorët thonë se prezervativët do t’i marrin kur të kthehen në shtëpi dhe se atletët duhet të "shmangin format e panevojshme" të kontaktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat