Perandori do të çelë Lojërat Olimpike, 1000 të ftuar

Sporti

Perandori do të çelë Lojërat Olimpike, 1000 të ftuar

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 11:27
Perandori do të çelë Lojërat Olimpike, 1000 të ftuar

Perandori i Japonisë, Naruhito, do të hapë zyrtarisht Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin pas 24 orësh në kryeqytetin japonez. Pavarësisht dyshimeve për zhvillimin e këtij eventi, perandori japonez ka vënë vulën, duke thënë se eventi do të organizohet normalisht, ndërkohë që garat e para kanë nisur prej dy ditësh.

Gjatë ceremonisë së hapjes, perandori do të shoqërohet nga kreu i olimpizmit ndërkombëtar, Thomas Bach.

Të pranishëm do të jenë edhe liderët e 15 vendeve (përfshi Emannuel Macron), ndërkohë që në total, gjatë ceremonisë së hapjes, do të lejohen rreth 1000 personalitete sportive e politike nga e gjithë bota.

Të gjithë do të zbatojnë masat anti-Covid të vendosura nga vendi organizator për shkak të pandemisë. Mësohet gjithashtu se delegacionet olimpike nuk do të jenë të plota gjatë parakalimit, por të pjesshme. Kjo masë merret për të reduktuar numrin e të sportistëve në stadium, duke parë rastet e shumta me koronavirus në Fshatin Olimpik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat