“Empire State Building” ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Sporti

“Empire State Building” ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 12:32
“Empire State Building” ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2021, sot, më 23 korrik, ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës do të ndriçohen në ndërtesën më të famshme në botë-Empire State Building, në Nju-Jork.

Në këtë ditë bëhet hapja solemne e Lojërave Olimpike Verore 2021, në Tokio të Japonisë.

Për nder të kësaj ceremonie solemne, në ndërtesën Empire State Building, krahas shteteve të tjera, do të ndriçohen edhe ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Në vitin 2016, Republika e Kosovës mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, ku xhudistja kosovare me famë botërore, Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat