Daulina: Majlinda bëri ëndrrën time realitet...

Sporti

Daulina: Majlinda bëri ëndrrën time realitet...

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 23:23
Daulina: Majlinda bëri ëndrrën time realitet...

Ish notarja e shquar e Kosovës, Daulina Osmani, uron xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë olimpike.  

“Para disa vitesh - kur isha sportiste aktive, ëndrra më e madhe e imja ishte të dëgjoja himnin e Kosovës derisa mbaja medaljen Olimpike në qafë.

Atëherë kur i dhash fund karrierës sime si sportiste, në Rio 2016, Majlinda bëri ëndrrën time realitet. Emocione - sikur të isha unë në vend të saj. 

Sonte, në ceremoninë e medaljeve të xhudos në kategorinë -48 kg, Distria, Dritoni, Agroni dhe të gjithë ata që kontribuan në rezultatin e saj, më plotësuan një ëndërr tjetër: 

Kosova - shtet në të cilin sportisti respektohet dhe ka vlerë. Dje u inaugurua shtatorja e Fadil Vokrrit, e sot e bëmë edhe një sportist për të cilin duhet të ndërtohet shtatore në të ardhmen. A ka më mirë?

Sfida të gjata na presin në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të sportit në vend. Me ekip sikur kjo e xhudos, rrugëtimi jonë do të jetë më i lehtë. 

Xhudo duhet të shpallet sport nacional dhe të mbetet aset i çmuar i shtetit tonë.

Kosovë duaje, përkrahe dhe respektoje sportistin/en edhe në fillimet e karrierës së saj/tij. 

Shpresoj shumë që të kthehemi edhe me medalje tjera. Urime të gjithëve”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat