Dy rekorde olimpik në “Tokio 2020”

Sporti

Dy rekorde olimpik në “Tokio 2020”

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:32
Dy rekorde olimpik në “Tokio 2020”

Edhe një ditë senzacionale u shënua në pishat olimpike në “Tokio 2020”.

Amerikani Kejleb Dresel është fitues i garës në 100 metra, stil i lirë. Dresel erdhi në cak më kohë 47.02 sekonda, që është rekord i ri olimpik dhe duke lënë pas Kajll Çallmersin nga Australia dhe Klient Koleshnikovin nga Rusia.

Me rekord olimpik, triumfon edhe kinezja Jufel Zhang nga Kina, në 200 metra, stili flutur. Zhang erdhi në cak me kohë 2 minuta, 3 sekonda e 86 të qindta. Medalja e argjendit dhe ajo e bronzit i takoi notareve nga SHBA, Regan Smith e Flikinger Hali.

Robert Finke nga SHBA, është fitues i medaljes olimpike në dispilinën e notit në 800 metra, stil i lirë. Notari amerikan përshkoi 800 metrat për 7 minuta, 41 sekonda e 87 të qindat, duke lënë pas Gregorio Paltrinieri nga Italia dhe ukrainasin Mihail Romançuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat