Nikol Merizaj pa sukses në Olimpiadë

Sporti

Nikol Merizaj pa sukses në Olimpiadë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:12
Nikol Merizaj pa sukses në Olimpiadë

Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ka garuar sot notarja shqiptare Nikol Merizaj.

Ajo mori pjesë në garën e 50 metrave stil i lirë.

Merizaj garoi në baterinë e gjashtë, ku u klasifikua e treta, me kohën 26”21, mes tetë konkurrenteve. Në renditjen e përgjithshme, Merizaj zuri vendin e 42-të mes 83 konkurrenteve (+2”19 nga koha më e mirë).

Për pasojë, notarja Nikol Merizaj është eliminuar nga gara edhe pse paraqitja ishte pozitive. Në gjysmëfinalet e kësaj disiplinë shkuan vetëm 16 kohët më të mira.

Merizaj ishte sportistja e dytë shqiptare që garonte sot pas qitëses Manuela Delilaj edhe ajo e eliminuar. Më herët, në sportin e notit, garoi edhe Kledi Kadiu, në 100 metra stil i lirë, që gjithashtu u eliminua pas vetëm një gare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat