SHBA-të kualifikohen në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Sporti

SHBA-të kualifikohen në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur në finale të Olimpiadës.

SHBA-të triumfuan ndaj Australisë me rezultat 97-78 duke siguruar kalimin në finale.

Australianët e nisën më mirë ndeshjen dhe patën epërsi gjatë pothuajse tërë pjesës së parë të cilën e mbyllën me epërsi 45-42.

Amerikanët u rikthyen furishëm në çerekun e tretë të cilin e fituan me rezultat 32-10, ndërsa në fund arritën të fitojnë me rezultat 97-78.

Më meritorët për fitoren e Amerikës ishin Kevin Durant me 23 pikë, nëntë kërcime, dy asistime dhe Devin Booker me 20 pikë, tre kërcime, një asistim.

Te australianët më i miri ishte Patty Millsh me 15 pikë, pesë kërcime, tetë asistime.

Amerika në finale e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Francës dhe Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat