Spektakolar në Londër

Sporti

Spektakolar në Londër

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 12:25
Spektakolar në Londër

Peder Fredricson ka marrë fitoren e dytë në Longines Global Champions Tour, pasi ka mposhtur superyllin britanik John Whitaker me vetëm 0.14 sekonda para një turme shumë entuziaste në Çmimin e Madh të Londrës.

Fredricson me kalin e tij “Catch Me Not S” i la të gjithë pa frymë me paraqitjen e tij, pasi e mbyli garën para Whitaker dhe Niels Brynseels. Ylli John Whitaker gjithsesi e ka siguruar praninë në Super Çmimin e Madh Longines Global Champion Tour, në Pragë.

Sa i takon kampionatit, Fredricson ka marrë sërish kryesimin e kampionatit me 189 pikë në renditjen e përgjithshme. Kryesuesja e femrave, Edwina Tops-Alexand, ka 10 pikë më pak, kurse Sergio Alvarez Moya numëron 175 pikë dhe ka zbritur në vendin e tretë.

Peder Fredricson pas fitores është shprehur: “Londra është fantastike dhe më në fund kishim njerëz që na shikonin dhe atmosfera nuk mund të ishte më e mirë. Jam shumë i lumtur për fitoren e marrë. Ishte një garë e madhe!

Kur ke Whitaker pas, kurrë nuk mendoni se keni bërë mjaftueshëm. Ishte me të vërtetë shumë afër, kështu që jam i lumtur që fitova. Fakti që jam kualifikuar në Super Çmimin e Madh të LGCT nuk e ul presionin, pasi unë dua të fitoj gjithsesi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat