​Sefaja pas fitores së thellë të Kosovës: Synojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje

Sporti

​Sefaja pas fitores së thellë të Kosovës: Synojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 19:53
Dritëro Sefaja

Kosova e ka filluar në mënyrë spektakolare kampionatin e FIBA European U16 duke e mposhtur Maltën në ndeshjen e parë më rezultat shumë të thellë 117 – 20.

Ky event i cili po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë po zhvillohet ndërmjet skuadrave të Kosovës, Shqipërisë, Maltës, Gjibraeltarit, Luksemburgut dhe Moldavisë, përcjellë KosovaPress.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës Dritëro Sefaja u shpreh i kënaqur me paraqitjen e të përzgjedhurve të tij.

Për KosovaPress, ai tha se janë përgatitur maksimalisht për këtë kompeticion dhe ndeshja e parë ishte si rezultat i punës së madhe të bërë në muajt e fundit.

Sefaja: Lojtarët dhanë maksimumin në këtë ndeshje

“Natyrisht me përgatitje maksimale si ekip, si Federatë e Basketbollit kemi punuar që një kohë relativisht të gjatë edhe djemtë kanë punuar mirë, kanë luajtur njëri me tjetrin e keni parë edhe kështu që erdhi ky rezultat duke iu falënderuar lojës ekipore....Kampionati është u shkurtër, zgjatë gjashtë ditë kështu që ne duhet të japim maksimumin, të mundohemi të mbajmë një intensitet të lartë tërë kohën. Janë 12 lojtarë, të gjithë kanë luajtur, të gjithë e kanë dhënë maksimumin.”, tha Sefaja.

Kundërshtari i radhës për Kosovësn është Moldavia dhe trajneri Sefaja tha do ta shikojnë lojën e Moldavisë dhe do të përgatiten sa më mirë për ballafaqimin ndaj tyre, derisa tha se synimi i skuadrës së tij është përmirësimi nga ndeshja në ndeshje.

Sefaja:Synojmë të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje

“Nuk e kemi parë ende Moldavinë duke luajtur, i shohim sot edhe përgatitemi për lojën edhe të shohim pastaj...Synojmë çdo lojë, prej lojës në lojë të luajmë sa më mirë. Kështu që këtë lojë e kemi luajtur, provojmë lojën tjetër më mirë të luajmë.”, tha në fund Sefaja.

Nesër Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës në FIBA European Challanger ku do të ballafaqohem me Moldavinë me fillim nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat