Uta Ibrahimi: Vrapo për Sharr

Sporti

Uta Ibrahimi: Vrapo për Sharr

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:33
Uta Ibrahimi

Pak ditë na ndajnë nga nisja e fushatës ‘Run for Sharr’ (Vrapo për Sharr), implementuar nga Fondacioni Utalaya i themeluar nga alpinistja dhe vrapuesje malore Uta Ibrahimi, dhembështetur nga WWF Adria (Organizata Botërore për Mbrojtjen e Natyrës).

Kjo fushatë ka për qëllim krijimin e një video kampanje vetëdijësuese për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore, me fokus në Parkun Kombëtar Sharri, e cila do të fillojë me 19 gusht, e për 4 ditë radhazi do të zhvillohet nëpër Malet e Sharrit, ku ekipi i Utalaya Foundation bashkë me kameramanë, do të inç0izojnë pamje që shfaqin bukuritë natyrore dhe rreziqet kryesore që u kanosen atyre.

Përvec video kampanjës dhe ngjarjes së vrapit, Utalaya Foundation në bashkëpunim me zyrën e UNKT, kanë nisur që nga fillimi i muajit edhe një fushatë vetëdijësuese në media sociale për po të njejtat objektiva, si dhe për të arritur një shtrirje më të gjerë drejt opinionit publik.

‘Eshtë kënaqësi për ne si fondacion, që kësaj radhe të punojmë me një projekt kaq të rëndësishwm, si dhe njërën ndër organizatat më aktive në mbrojtjen e natyrës të shtrirë anë e mbanë botës. Do të bëjmë çmos që kjo fushatë të bëj bujën e duhur si dhe të mbledhim të gjithë vendim marrësit por edhe personat lokal, për bashkimin e forcave në lidhje me ngritjen e vetëdijes dhe kapaciteteve për mbrojtjen e pasurisë tonë më të madhe Parkut Kombëtar Sharri’ - thotë Tuba Safçiu, Menaxhere e Projekteve në Fondacionin Utalaya.

Indivdë, fytyra publike e persona me influencë të shoqërisë tonë, si dhe dashamirë të mbrojtjes së ambientit do të vrapojnë dhe kampojnë në pika të caktuara, duke treguar se si mund te shfrytëzohet natyra për aktivitete rekreative pa lënë gjurmë dhe pa e dëmtuar atë, dhe se çka mund të bëhet më tepër për mbrojtjen e natyrës, duke frymëzuar publikun.

Më 22 gusht, është organizuar nga ora 9:30 një ecje e lehtë malore nga Brodi tek Liqeni i Shutmanit, për të gjithë ata që nuk mund ti bashkohen vrapit por dëshirojnë të shprehin mbështetjen për kauzën në një mënyrë më të lehtë. Përderisa ceremonia përmbyllëse e gjithë ngjarjes mbahet po të njejtën ditë pas ecjes, duke filluar nga ora 16:00. Ngjarja është e hapur për të gjithë individët dhe i mirëpret në datat 19 20 21 22 Gusht në lokacione si: Luboten, Prevallë, Lubinje, Struzhë dhe aktivitetet e ditës përmbyllëse që mbahen në Brod.

Ndërsa lancimi i video kampanjës, do të bëhet diku nga mesi i Tetorit.

Për më tepër detaje vazhdoni të përcjellni aktivitetet e fondacionit në rrjete sociale në Facebook Utalaya dhe instagram @runforsharr.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat