Futbolli i Kosovës me 4, hendbolli me 8, volejbolli me 1, basketbolli pa asnjë klub në Kupat Evropiane

Sporti

Futbolli i Kosovës me 4, hendbolli me 8, volejbolli me 1, basketbolli pa asnjë klub në Kupat Evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2021 Në ora: 14:32
Futbolli me 4, hendbolli me 8, volejbolli me 1, basketbolli pa asnjë klub në Kupat Evropiane

Sportet kolektive dhe pjesëmarrja në Kupat evropiane! Futbolli ka shënuar edhe një fitore të madhe sepse nga edicioni i ardhshëm do të garojnë me 5 ekipe në Kupat evropiane, katër meshkuj e një femra.

Kjo është një panoramë e mirë. 

Prishtina (Champions League, pastaj në Conference League), Llapi, Drita sivjet morën pjesën në kualifikueseve e Conference League, ndërsa Mitrovica te femrat në kualifikueset e Champions League. 

Hendbolli me numër rekord të skuadrave në Kupën e Evropës, 4 të meshkujt e 4 të femrat.

Të meshkujt : Besa Famgas, Prishtina, Trepça dhe Vëllaznimi. Te femrat: Vushtrria. Istogu, Prishtina dhe Ferizaj.
Basketbolli pa asnjë ekip në Kupat e Evropës. Golden Eagle Ylli, kampion dhe Sigal Prishtina, fitues i Kupës, nuk morën pjesë, as te femrat nuk kanë përfaqësues në Evropë.

Edhe në vitin e kaluar basketbolli nuk mori pjesë në garat zyrtare evropiane, është viti i dytë rresht.
Volejbolli merr pjesë me një klub, me kampionin Peja të meshkujt. Peja garon në Challege Cup. 

2021-2022

Futbolli me 4 klube në Kupa Evropiane (3 meshkuj e 1 femra)
Hendboll me 8 klube në Kupat Evropiane (4 meshkuj e 4 femra)
Volejbolli me 1 klub në Kupat Evropiane (1 meshkuj)
Basketbolli pa asnjë klub në Kupat Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat