Përleshen ‘Torcida dhe ‘kroatët nga Kosova’ 

Sporti

Përleshen ‘Torcida dhe ‘kroatët nga Kosova’ 

Nga: K.G. Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:03
Përleshen ‘Torcida dhe ‘Kroatët nga Kosova’ 

Përleshje mes tifozëve! Sipas portalit kroat “Index.hr”, anëtarët e grupit të tifozëve ‘Torcida’ nga Spliti, në njërën anë, dhe në anën tjetër, Janjevci, të njohur për publikun e gjerë si "Kroatët nga Kosova", u përleshën mes vete.

Ata e morën emrin nga vendi Janjevë, e cila përbëhet nga shumica e popullsisë kroate.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pak minuta para mesnatës, në kafenenë "Carpe Diem" në Knin, ku konflikti verbal mes një anëtari të Torcidës dhe Janjevcit u shndërrua në konfrontim fizik.

Përleshja u zhvendos nga kafeneja dhe zgjati, sipas raportit të policisë, rreth 15 dhe 20 minuta. Raportohet për një të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat