Elhami Shabani i argjendtë, Herolind Nishevci i bronztë në Ballkanik

Sporti

Elhami Shabani i argjendtë, Herolind Nishevci i bronztë në Ballkanik

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:30
Elhami Shabani i argjendtë, Herolind Nishevci i bronztë në Ballkanik

Dy medalje tjera janë fituar sot nga karateistët tanë në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Medaljen e argjendtë e fitoi Elhami Shabani në kategorinë -75 kg. Ai shënoi katër fitore, ndërsa humbje pësoi në finale nga turku Enes Bulut.

Herolind Nishevci u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë +84 kg. Nishevci shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi Luka Vukoviq të Serbisë.

Image

 

Një ditë më parë, medaljen e bronztë e fitoi Fortesa Orana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat