Herolind Nishevci shkëlqen, gjunjëzon serbin  

Sporti

Herolind Nishevci shkëlqen, gjunjëzon serbin  

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2021 Në ora: 20:12
Herolind Nishevci shkëlqen, gjunjëzon serbin  

Karateistët e Kosovës po tregojnë suksese në Kampionatin Ballkanik, pas Fortesa Oranës e cila u stolis me medalje të bronztë, sot Elhami Shabani fitoi të argjendtën dhe Herolind Nishevci të bronztën.

E veçantë është triumfi i Nishevcit në luftë për medalje të bronztë, duke e gjunjëzuar Luka Vukoviq nga Serbia.

“Të gjitha luftëra kanë qenë të mira dhe të rëndësishme. 

Lufta me serbin ka qenë për medalje, ka qenë luftë shumë e fortë e fokusuar dhe në fund ja dola”, Nishevci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kampionati Ballkanik po mbahet në Poreç të Kroacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat