KPP ‘Hasan Prishtina’, krenari e Vushtrrisë

Sporti

KPP ‘Hasan Prishtina’, krenari e Vushtrrisë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 18:21
Ferati e Dobra

KPP ‘Hasan Prishtina’ - aset sportiv i komunës se Vushtrrisë.

Ishte viti i largët, viti 1955 kur u hodhën themelet e para te klubit vushtrrias, atëherë kur ne plot vende nuk u dëgjua për sportin me top “celuloidi” tashme Vushtrria posedonte tabelën e pingpongut dhe paralelisht themelohet edhe klubi, atëbotë ndoshta prej klubeve të pakta të pingpongut që dispononte Kosova.

Klubi i pingpongut ‘Hasan Prishtina”’ është anëtar i rregullt i FPPK-së që nga viti 1957, e nga pas lufta ka marrë pjesë në garat e Superligës, ligës së parë dhe ligës së juniorëve në pingpong.

Image

Aset i madh i klubit është shkolla e pingpongut me punën e palodhshme të trajnerëve të saj, të cilët për vite me radhë i dhanë reprezentues të rinj Kosovës nëpër grup mosha të ndryshme.

Kjo tradite e mirë fatmirësisht po vazhdon ende, sot klubi  udhëhiqet nga një garniturë krejtësisht e re por mjaft produktive e me entuziazëm të lartë.

Sot menaxhmenti i klubit udhëhiqet me plot suksese nga kryetari i saj Argjend Ferati, ndërsa timonier i shkollës së pingpongut është Jusuf Dobra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat